
Maqedonia e Veriut regjistroi 13 të vdekur dhe 63 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Rastet e reja pozitive vinë nga 529 testime.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vendin fqinj ka arritur në afro 89 mijë.
Prej tyre, 2715 pacientë kanë humbur jetën, mbi 73 mijë janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 12500. (A2 Televizion)