Gara për armatim, Greqia blen 18 avionë luftarakë nga Franca

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 12:42 | Ballkani
Gara për armatim, Greqia blen 18 avionë luftarakë nga Franca

Kohët e fundit shumë vende kanë nisur të forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake dhe në funksion të kësaj kanë vënë në dispozicion shuma të mëdha parash nga buxhetet e tyre.

Një vendim të tillë e ka marrë ditët e fundit dhe Greqia, parlamenti i së cilës miratoi së fundmi një kontratë me Francë për blerjen e 18 avionëve luftarakë “Rafaele”, 6 prej të cilëve do të jenë të rinj ndërsa 12 të tjerë të përdorur.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panayotupulos në një deklaratë pas votimit dha se ligji i miratuar nga parlamenti përcjell një mesazh të qartë në të gjitha drejtimet.

Më herët ishte raportuar se grupi i parë i avionëve luftarakë francezë do të merrej në dorëzim në korrik, ndërsa tani mësohet se të gjithë do të shkojnë në Greqi brenda vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos