137 kg kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit, jepet dënimi për Gentian Malindin

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 14:54 | Kronikë
137 kg kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit, jepet

Gjykata e Posaçme dënon me 8 vjet e 8 muaj burg Gentian Malindin. Ai u fajësua për "trafik të narkotikëve" dhe "grup të strukturuar kriminal", për trafikimin e  137 kg kokainë nga Ekuadori, që u zëvendësua me oriz në Portin e Pireut.

Prokuroria e Posaçme përfundoi në nëntor 2020 hetimet për biznesmenin Gentian Malindi, të dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori. Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në Portin e Durrësit.

Më 19 shtator 2019, në Portin e Durrësit u kapën 4 kontejnerë të nisur nga Ekuadori ku ishte fshehur 137 kilogramë kokainë. Autoritetet amerikane dhe policia greke zbuluan ngarkesën në Portin e Pireut dhe para mbërritjes së saj në Shqipëri zëvendësuan kokainën duke mbushur pakot me oriz.

Në arrest përfunduan punonjësit e portit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka. Prokurorët thanë se kanë nisur letërporosi në Greqi për të marrë informacion mbi çdo lëvizje dhe të dhënë të rrjetit të trafikut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos