Një 22-vjeçar i armatosur me pistoletë është arrestuar nga policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme, në rrugët e qytetit.
Në kuadër të operacionit “Kontingjenti” është arrestuar shtetasi B. C., 22 vjeç, i cili qarkullonte me një armë pistoletë në brez.
Në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira, mundi t’i shmanget shërbimeve të Policisë.
Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit B. C. dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 22-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjet gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. (A2 Televizion)