
Një makinë përfundoi në lumin Shkumbin mesditën e së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)
Njofton policia