14 maji, Biberaj: Të gjitha partitë opozitare do të mbështesin kandidatët e PD-së, edhe grupimi i Alibeajt

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 22:08 | Politikë
14 maji, Biberaj: Të gjitha partitë opozitare do të

Në bashkitë kryesore, Partia Demokratike do të dalë me kandidatë të unifikuar për kryetarë bashkie. Ky është parashikimi që bën Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Debat”.

I pyetur nëse mendon se grupimi i Alibeajt do të zgjedhin të tërhiqen në këto raste, Biberaj theksoi se ai grupim në fakt nuk i ka kandidatët për këto bashki.

“Të gjitha partitë e opozitës do të mbështesin kandidatët e PD-së, edhe grupimi i Alibeajt. Mendoj dhe shpresoj deri në fund. Pastaj për këshilla bashkiakë ka hapësirë. Gara kryesore është që të përmbysim këto kokat e oktapodit që e kanë kapur peng qeverisjen në vend. Duke u bashkuar të gjithë në një kandidat për kryetarë bashkie. Unë besoj që në bashkitë kryesore do të kemi nga një kandidat.”

Duke marrë si shembull rastin e Tiranës, ai theksoi se askush nuk do të pranojë të kandidojë në Tiranë duke pasur një kandidat si Belind Këlliçi që ka dalë nga Primaret.

“Përballë tij duhet të kesh një kandidat që bën punën e Erion Velisë. Unë parashikoj që me 14 maj do të kemi një kandidat dhe uroj që të më dalë ky parashikim.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos