Berisha reagon pas takimeve të Yuri Kim: Është një Mc Gonigal me fustan, nuk ka moral të flasë për zgjedhjet

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 18:49 | Politikë
Berisha reagon pas takimeve të Yuri Kim: Është një Mc

Lideri i grupimit të Rithemelimit, Sali Berisha, reagoi sot nga Mallakastra pas takimeve që ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kryer me partitë e ndryshme politike në vend.

Sipas ish-kryeministrit, Kim është një “Mc Gonigal me fustan. Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin”.

Ditën e sotme, ambasadorja takoi përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike, në veçanti kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.  

Kim ka bërë apel që të parandalohet çdo formë presioni për të zbuluar si kanë votuar njerëzit, të hetohen raste e blerjes së votës dhe të garantohet siguria e të dhënave personale të qytetarëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/08/te-parandalohet-presioni-te-hetohet-blerja-e-votes-te-sigurohen-te-dhenat-personale-zbardhen-takimet-e-yuri-kim-me-perfaqesuesit-e-politikes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos