Vizitat e Kim, Biberaj: A takohet Gjiknuri? Ai tërmetit, një hajdut zgjedhjesh që e ka vendin në burg?

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 21:26 | Politikë
Vizitat e Kim, Biberaj: A takohet Gjiknuri? Ai tërmetit, një hajdut

Qokat e fundit përpara përfundimit të mandatit.” Kështu i ka cilësuar takimet e sotme të ambasadores amerikane Yuri Kim me drejtues të partive politike në vend, Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ndërsa kujtoi se nga amerikanët në Shqipëri nuk ka ende një reagim për çështjen McGonigal, Biberaj e cilësoi si të turpshëm faktin që kryediplomatja takoi figura si Gjiknuri apo Alibeaj.

Ndjej një keqardhje që kjo ambasadore ka ulur nivelin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në më të ulëtin e vet. Ka zbehur simpatinë e shqiptarëve për SHBA-në. Të takosh Gjiknurin, a është ai i tërmetit? Apo i dosjes së Dibrës? Një hajdut zgjedhjesh që e ka vendin në burg. Ai duhej të ishte në burg, ai dhe shumë të tjerë dhe ministri i Drejtësisë. Ambasadorja le t’i takojë, është e drejtë e saj. Alibeaj nuk përfaqëson asgjë,” u shpreh ai në "Debat" në A2 CNN.

Megjithatë, duke u kthyer te kriza mes demokratëve, Biberaj theksoi se duket e qartë që në nivel qendror nuk do të ketë një zgjidhje por sugjeroi që mund të ketë vend për një farë mirëkuptimi në nivel lokal.

“Në Durrës për shembull është një kandidat i nderuar aty, nuk ka nevojë Alibeaj të nxjerrë kandidat aty...Ajo që ka bërë Basha me këto 4-5 persona është e turpshme.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/08/yuri-kim-ne-takime-me-partite-ne-ps-me-gjiknurin-ne-kuvend-me-alibeajn-dhe-ne-pl-me-meten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos