14 propozimet e presidentit, Meta: Nuk kam marrë asnjë përgjigje

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 12:18 | Politikë
14 propozimet e presidentit, Meta: Nuk kam marrë asnjë përgjigje

Në një deklaratë për mediat ditën e premte, presidenti Meta bëri të ditur se që me 8 prill i ka dërguar Ramës platformën për të unifikuar qëndrimin e të gjitha palëve politike me synimin e vetëm integrimin evropian.

“Pas ngjarjes tepër tronditëse të shembjes jo thjesht të teatrit, por edhe të shtetit ligjor në Shqipëri, dua të them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë si shtet, pavarësisht nga problemet, situatën e pandemisë, por edhe për të krijuar një klimë sa më pozitive në mënyrë që të mos harronim provimin e qershorit.

Duke qenë se ky është një objektiv mbarëkombëtar kam bërë çdo gjë për një klimë sa më pozitive. Për këtë arsye, që më 8 prill i kam nisur Ramës platformën, të cilën po e bëj sot publike, të cilën ua kam paraqitur të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë”, u shpreh Meta.

Më tej, presidenti thekson se nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë platformë. Ka pasur një reflektim, por jashtë propozimit tim për pikën, ku unë them, se palët të bien dakord për reformën zgjedhore. Nuk u prit qershori, por u shpall që më 9 maj. Problemi është se ky proces nuk është bërë në mënyrën që është menduar, si rezultat i një konsensusi të përgjithshëm. Kam marrë edhe një përgjigje indirekte, që do të ishte mirë që të bënim një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por ai nuk mund të merret me çështje të integrimit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/22/propozimet-e-presidentit-varianti-anglisht-ne-tryezen-e-nderkombetareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos