Reforma në Drejtësi, Soreca: Nuk është koha për të rihapur debate

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 20:48 | Politikë
Reforma në Drejtësi, Soreca: Nuk është koha për të

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka deklaruar se tani nuk është koha “për të rihapur debate, por të përforcohet efikasiteti i reformës dhe burimet në shërbim të saj”.

“Implementimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet vijimësia e tij. Nuk është koha për të rihapur debate, por të përforcohet efikasiteti i reformës dhe burimet në shërbim të saj. Për të sjellë një drejtësi të pavarur që e meritojnë qytetarët shqiptarë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian”, shkroi Soreca në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/21/ambasadorja-amerikane-shpresoj-qe-te-mos-kete-nje-marreveshje-te-fshehte-per-te-vrare-reformen-ne-drejtesi/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos