
Maqedonia e Veriut, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në rajon ka regjistruar 862 raste të reja ditore.
Krahas numrit të lartë të infeksioneve, autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 14 viktima.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në total në Maqedoninë e Veriut shkon në 29.558, kurse i viktimave në 977. Për momentin shënohen 8587 raste aktive, ndërsa në spital ndodhen 669 pacientë të shtruar.
Kujtojmë se dhe Ministri i Brendshëm i vendit, Oliver Spasovski është dërguar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar për shkak të komplikimeve që ka pasur nga koronavirusi. (A2 Televizion)