
15 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, në një kohë kur shumë vende të tjera të rajonit po shënojnë një përmirësim të situatës.
Nga 3.143 testet e bëra 37 prej tyre rezultuan pozitive, ndërsa u shëruan dhe 69 persona të tjerë.
Që nga nisja e pandemisë, numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut arrin 155.063, ndërsa ai i të vdekurve është 5.311. (A2 Televizion)