
Mbi 270 zjarrfikës dhe ushtarë, të mbështetur nga 16 avionë zjarrfikës, janë ende duke luftuar për shuarjen e flakëve në zjarrin e madh që ka përfshirë pyllin në Greqi. Prej tri ditësh zjarri po “gllabëron” pyllin në rajonin Geraneia, 90 kilometra në perëndim të Athinës dhe këtë mëngjes autoritetet deklaruan se bllokimi i flakëvë mbetet synim kryesor, edhe pse po bëhet përparim.
Zjarri, i rënë të mërkurën në zonën bregdetare të Gjirit të Korintit, është më seriozi që ka goditur Greqinë në 30 vitet e fundit, duke I paraprirë sezonit të zjarreve në Greqi, tha shefi i zjarrfikësve Stefanos Kolokouris për TV Ant1.
Pavarësisht progresit, zjarrfikësit mbeten të kujdesshëm, nga frika se fronti kryesor do të rimarrë forcën në terrenin e thyer malor në perëndim të Isthmus të Korintit.
Deri më tani flakët kanë shkatërruar 55 km katrorë pyje me pisha, i thotë AFP një ekspert, Euthymios Lekkas, profesor i menaxhimit të katastrofave mjedisore në Universitetin e Athinës. (A2 Televizion)