
Kosova ka regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë kryer 1903 testime, nga të cilat janë diagnostikuar 775 infeksione ditore.
Prishtina mbetet qyteti më i prekur me 306 raste ditore.
Lajm i mirë është se 553 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa 13 375 persona mbeten të infektuar aktivë. (A2 Televizion)