15-vjetori i Pavarësisë, radhë në Morinë, qytetarët: Për ne është njëlloj si në Kosovë, si në Shqipëri

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 14:14 | Aktualitet
15-vjetori i Pavarësisë, radhë në Morinë,

Edhe pse kryeqendra e festimeve për 15-vjetorin e pavarësisë është në Kosovë, nuk ishin të paktë qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar pavarësinë e Kosovës.

Sipas tyre, nuk ka asnjë ndryshim nëse pavarësinë e feston në Kosovë apo në Shqipëri, pasi jemi një komb.

Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare rezulton se nga orët e para të mëngjesit e deri në mesditën e së premtes në territorin shqiptar, vetëm nga pika e kalimit kufitar të Morinës janë futur mbi 15 mijë persona me 4371 autovetura dhe 57 autobusë.

Ndërsa, policia kufitare ka aplikuar kalimet e përshpejtuara për të shmangur radhët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos