Pavarësia e Kosovës, në syrin artistik të nxënësve shqiptarë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 09:07 | Aktualitet

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa nga pikturat që nxënësit e shkollave të mesme të Shqipërisë kanë realizuar për të festuar 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Ndihem krenare për mesazhet kuptimplote që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare”.

Në përgjithësi, përtej realizimit artistik, pikturat pasqyrojnë përuljen ndaj dëshmorëve, por edhe bashkimin kombëtar, përtej flamujve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos