Zgjedhja e kreut të Kushtetueses, “dështon” edhe raundi i dytë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 11:15 | Aktualitet
Zgjedhja e kreut të Kushtetueses, “dështon” edhe raundi i

Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Kandidatet ishin tre, gjyqtarët Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini, që ndanë votat me 3 secila.

Për këtë arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.

Gjykata Kushtetuese për tri vite pushoi së funksionuari pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin dhe u artikulua nga politika si institucion i cili mund të zgjidhte krizat e shpeshta politike. Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë u bë pak javë më parë kur Holta Zaçaj u betua para presidentit të Republikës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/03/kush-jane-tri-grate-ne-gare-per-kreun-e-gjykates-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos