Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një pjesë pylli mbi fshatin Piskupat të Pogradecit.
Prej disa orësh, një pjesë e pyjeve me shkurre dhe dushk janë përfshirë nga flakët.
Po punohet nga zjarrfikësit, punonjësit e Pyjores dhe banorë të zonës për të shuar zjarrin.
Zjarri po favorizohet edhe nga era e për pasojë po përhapet shpejt. (A2 Televizion)


