All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

15 zjarre të fikura në 24, vatra në landfillin e Elbasanit ende aktive

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 11:35 | Kronikë
15 zjarre të fikura në 24, vatra në landfillin e Elbasanit ende
All - Paragraf - 1

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, punonjësit e shërbimit zjarrfikës, emergjencat civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura kanë shuar 15 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit.

Aktualisht vijojnë të jenë aktive ende dy vatra, një prej të cilave ndodhet në Krastë të Fushë Krujës, teksa tjetra në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, shumë pranë impiantit të inceneratorit.

All - Paragraf - 3

“Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme.

71 forca të emergjencave civile dhe  efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave”, shkruhet në njoftimin e ministrisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos