Lazio triumfon në derbin spektakolar ndaj Romës me Hysajn në fushë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 20:10 | Futboll
Lazio triumfon në derbin spektakolar ndaj Romës me Hysajn në

Lazio ka triumfuar në derbin ndaj Romës në një ndeshje të mbushur me emocione të shumta, tension dhe mbi të gjitha gola, e cila në fund u mbyll 3-2.

Skuadra e drejtuar nga Sarri dhe me Hysajn në fushën e lojës zhvilloj një ndeshje fantastike. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1, me gola të shënuar nga Milinkovic-Savic e Pedro për Lazio-n, ndërsa Ibanez ngushtoi diferencën teksa e dërgoi topin në rrjetë me kokë në minutën e 44-t.

Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Mourinho-s tenstoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por në momentin më të mirë të saj, Anderson shënoi për herë të tretë për Lazio-n në minutën e 63-të, ndërsa vetëm 6 minuta më pas, Veretout ngushtoi sërish shifrat, por vetëm kaq. Pavarësisht përpjekjeve të verdhekuqve, deri në minutën e 95, goli i barazimit nuk erdhi dhe një meritë të madhe për këtë ka edhe paraqitja e shkëlqyer e Elseid Hysaj.

Me ketë fitore, Lazio ngjitet në vendin e 6 me 11 pikë, një më pak se Roma, e cila mban vendin e katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos