
Nedim Bajrami ka arritur të shënojë golin e dytë në Serie A, këtë herë me vlerën e 3 pikëve për skuadrën e Empolit.
Në ndryshim nga ndeshja e mesjavës, ku lojtari i kombëtares shqiptare e nisi nga stoli, ndaj Bolonjës Bajrami ishte titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.
Përveç disa rasteve të krijuara për shokët e tij të sulmit, Bajrami arriti të shënojë golin e tretë për Empolin nga pika e penalltisë. Në minutën e 80, për Empolin u aktivizua edhe mesfushori Asllani, një tjetër shqiptar në Serie A, ndërsa Ismaili nuk u aktivizua. Në fundin e takimit, Ricci e vulosi rezultatin në 4-2 për Empolin. (A2 Televizion)