17 mijë paund në natë, Rita vijon qëndrimin në Korfuz

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 21:48 | Showbiz

Pas Ibiza-s, ku ishte së bashku me një grup miqsh dhe të dashurin e saj të ri me origjinë greke Romain Gavras, Rita Ora po i vazhdon pushimet e kësaj vere në ishullin e Korfuzit.

“Daily Mail” shkruan se këngëtarja me origjinë shqiptare është duke qëndruar në një vilë për të cilën paguan 17 mijë paund në natë.

Ndërkohë, 29-vjeçarja nuk mund të qëndronte pa shpërndarë edhe foto nga pushimet. Së fundmi ajo ka postuar foto mbi një jaht, ku ka treguar edhe linjat teksa është me bikini.

Ndoshta pushimet e kanë bërë këngëtaren të harrojë situatën aktuale të pandemisë, por Daily Mail shkruan se Rita do të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë pasi të rikthehet në Angli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos