










Numri i viktimave nga dy tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë ka kaluar 17 mijë, thanë autoritetet e të dy vendeve të enjten.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në Turqi janë regjistruar të paktën 14014 të vdekur. Erdogan vijon turin e tij në zonat e prekura, kryesisht në Gaziantep.
Në Siri, numri i viktimave raportohet të jetë 3162, mes të cilëve 1900 në zonat e kontrolluara nga rebelët. Shifrat konfirmohen nga qeveria sirian dhe organizata civile “Helmetat e Bardha”.
Në të dy shtetet, numri i të plagosurve llogaritet me dhjetëra mijëra, ndërsa grupet e kërkim shpëtimit nga e gjithë bota, përfshi Shqipëria dhe Kosova, vijojnë të punojnë për të gjetur dhe shpëtuar njerëz që mund të kenë mbetur të gjallë nën rrënoja.
Të gjitha agjencitë lokale dhe ndërkombëtare që po punojnë në terren dhe po monitorojnë situatën raportojnë se shifrat do të rritet edhe më tepër.
Goditja e parë e madhe u regjistrua të hënën, në orët e para të mëngjesit, me mganitudë 7,8. Disa orë më vonë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 7,7, ndërsa pasgoditjet deri tani numërohen mbi 100, disa me magnitudë mbi 5.
Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, ky është tërmeti më i rëndë që ka goditur vendin në më shumë se 100 vite. (A2 Televizion)