
Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, ka debatuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me ambasadorin shqiptar atje, Ferit Hoxha, në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Pushtimi i Ukrainës nga Federata Ruse ishte i paligjshëm. E dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme. Por gjithashtu, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk ishte i paprovokuar. Kështu që dënoj edhe provokatorët në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha Waters në fjalën e tij.
“Ai është me fat se jeton në Nju-Jork, në një shtet të lirë dhe mund të thotë atë që mendon, çfarëdo që ka dëshirë, edhe për agresionin rus dhe sa i gabuar është ai. Nëse do të kishte qenë në Rusi, me këto që ka thënë, mund të ishte arrestuar tani”, tha ambasadori Hoxha.
Pas nisjes së pushimit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska miratoi ligje të reja për të ndaluar shpërndarjen e “dezinformimit” rreth luftës, ose për të dënuar diskreditimin e ushtrisë ruse. Zv.ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy, gjithashtu iu kundërpërgjigj Hoxhës duke thënë se vendi i tij respekton lirinë e fjalës. “Do të doja të korrigjoja kolegun tim shqiptar. Roger Waters nuk është i kërcënuar në Rusi”, tha ai. (A2 Televizion)