Lufta mes Izrealit dhe Hamasit, ka hyrë në një fazë ekstremisht të vështirë, në ditën e 18, me miliona vetë, në një krizë të vërtetë humanitare, me sulmet e ushtrisë izraelite që vetëm në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve palestinezë, kanë lënë të vdekur mbi 700 persona.Shqetësimi më i madh në këto momente, edhe i agjencive kryesore të OKB, është ndalimi i operacioneve e ndërhyrjeve të menjëhershme pasi spitalet nuk kanë më, as energji elektrike, as naftë për gjeneratorët, as furnizimet e nevojshme për spital, nga uji i distiluar. (A2 Televizion)
18 ditë luftë, spitalet e Gazës prag kolapsi, nuk ka drita e as ujë
