18 viktima nga rrëzimi i avionit indian, gjenden kutitë e zeza

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 18:57 | Bota
18 viktima nga rrëzimi i avionit indian, gjenden kutitë e zeza

Hetuesit indianë bëjnë me dije se kanë arritur të rikuperojnë kutitë e avionit të rrëzuar një ditë më parë në aeroportin e Kerala që iu mori jetën 18 persona.

Avioni i Air India, i cili po kthente nga Dubai shtetasit indianë të bllokuar nga pandemia, u përplas me pistën e aeroportit pasi piloti nuk mundi të shihtë qartë tokën për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Autoritetet shprehen se ishte një mrekulli që bilanci i viktimave nga aksidenti ajror nuk ishte më i madh pasi përplasja e avionit me pistën ishte shumë e fortë.

Kryeministri Nerendra Modi shprehu dhimbjen e tij për këtë tragjedi dhe u shpreh se hetimet për zbardhjen e aksidentit po vijojnë për të zbuluar shkaqet e vërteta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos