
Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë pritur këtë të mërkurë 19 persona nga Ukraina, të cilët kishin mbetur të plagosur si pasojë e luftës.
Personat e plagosur shoqëroheshin nga familjarët e tyre dhe do të qëndrojnë në Kroaci deri në rehabilitimin e tyre të plotë.
“Me zbatimin e këtij aktiviteti, Qeveria kroate vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe në vazhdimësi mbështetjen për popullin ukrainas, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak, ashtu edhe në aspektin humanitar”, thuhet në njoftimin për shtyp të autoriteteve kroate.
Në muajin mars, qeveria e Kroacisë miratoi vendimin për ofrimin e ndihmës për trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur në Ukraina, i cili përfshin pritjen, kontrollimin, trajtimin dhe rehabilitimin. (A2 Televizion)