Një stuhi e fuqishme preku pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë raportuar të paktën 19 tornado në 5 shtete të ndryshme. Nga moti i keq, 2 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në Arkansas, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Një magazinë e kompanisë Amazon në Ilinois është shembur duke zënë poshtë disa punonjës. Autoritetet po punojnë për shpëtimin e tyre. Shërbimi kombëtar i motit i SHBA-ve lëshoi një alarm për tornado për disa shtete duke u kërkuar amerikanëve që të bëjnë kujdes dhe të mbrohen. (A2 Televizion)