Tensione në qiell, avionët rusë ndeshen me ata të NATO në Detin e Zi

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 12:40 | Bota
Tensione në qiell, avionët rusë ndeshen me ata të NATO

Tensione në qiell mes ushtrisë ruse dhe asaj të NATO-s. Kremlini pretendon se 3 avionë ushtarakë rusë shoqëruan disa avionë luftarakë të Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Moskës thotë se avionët e vendeve të NATO-s, po i afroheshin kufirit të Rusisë mbi Detin e Zi. Për këtë pretendim, publikoi dhe pamje filmike.

Nga ana tjetër, edhe ushtria franceze pranoi se dy avionë luftarakë dhe një mjet tjetër fluturues u ndeshën me dy avionë ushtarakë të Rusisë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

https://a2news.com/2021/11/30/ministri-lavrov-50-avione-spiune-te-nato-s-afrohen-cdo-jave-prane-kufirit-te-rusise/

Është hera e dytë për këtë javë që ndodh diçka e tillë. Këto tensione në qiell nuk janë të pazakonta, por shihen me shqetësim pasi vijnë në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë shumë të larta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/10/biden-sfidon-putin-shtepia-e-bardhe-mbeshtet-aderimin-e-ukraines-ne-nato/

A2 CNN Livestream

Latest Videos