
Ndryshe nga Gjykata e Posaçme, që të enjten nxori nga burgu ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, Gjykata e Lartë rrëzoi përpjekjen e radhës të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelitë e paraburgimit.
Një Kolegj Penal vendosi në Dhomë Këshillimi të mos pranojë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për ish-zyrtarin e lartë në hetim për abuzime në koncesionin e ineneratorit të Fierit.
Vendimi lë të pandryshuar masën “arrest në burg” në të cilën Koka qëndron prej dhjetorit të vitit të kaluar. Në këtë çështje në Gjykatën e Lartë, Koka, kërkoi të prishë dy vendimet e mëhershme që e lanë në qeli për akuzat e “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”.
Mes argumenteve për ndryshim të masës në Gjykatën e Lartë, ish-ministri radhiti edhe problemet shëndetësorë, që nuk rezultuan bindëse për nxjerrjen e tij nga qelia.
Në të njëjtin vendim gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin për zbutje të masave të sigurisë as për 4 të dyshuar të tjerë të dosjes. Ky është hera e dytë që ish-ministri nuk bind Gjykatën e Lartë për ta nxjerrë nga burgu.
Në 31 mars një tjetër Kolegj Penal nuk ndryshoi masën tjetër të sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij për hetimin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK Koka ka përfituar 1.2 milionë euro ryshfet në procedurën e inceneratorit të Fierit dhe 3.7 milionë euro tek inceneratori i Elbasanit.
Mes argumenteve për ndryshim të masës në Gjykatën e Lartë, ish-ministri radhiti edhe problemet shëndetësorë, që nuk rezultuan bindëse për nxjerrjen e tij nga qelia.
Në të njëjtin vendim gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin për zbutje të masave të sigurisë as për 4 të dyshuar të tjerë të dosjes. Ky është hera e dytë që ish-ministri nuk bind Gjykatën e Lartë për ta nxjerrë nga burgu.
Në 31 mars një tjetër Kolegj Penal nuk ndryshoi masën tjetër të sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij për hetimin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK Koka ka përfituar 1.2 milionë euro ryshfet në procedurën e inceneratorit të Fierit dhe 3.7 milionë euro tek inceneratori i Elbasanit. (A2 Televizion)