
Policia e Kukësit ka proceduar penalisht dy persona për një ngjarje që në fillim u deklarua si vetëplagosje e më pas hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një rast plagosjeje nga pakujdesia.
Kështu, në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit të Fierzës”, në Dukagjin, shtetasi J. E. 62 vjeç, banues në Kukës, gjatë gjuetisë së bashku me shtetasin D. T., aksidentalisht e plagosi këtë të fundit me çifte.
Në fillim, kjo ngjarje u raportua nga familjarët si vetëplagosje aksidentale, por pas një pune hetimore u zbulua se D.T. ishte plagosur nga shoku i tij E. J.
I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)