19-vjeçarja humb kontrollin e automjetit, plagosen 3 persona në Lushnje

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 17:15 | Kronikë
19-vjeçarja humb kontrollin e automjetit, plagosen 3 persona në

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Policia ka bërë të ditur se shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "BMW", ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos