
Në orët e para të mëngjesit të së dielës janë përfshirë nga flakët dy makina në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia", ku si pasojë janë djegur automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., i cili është shkatërruar plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F.
Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërkohë që policia po heton dhe pistat e tjera. (A2 Televizion)