
Fitoret e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike të Tokios e kanë pozicionuar Kosovën në radhët e më të mirëve në ketë edicion, dhe padyshim në Olimpin e xhudos femërore.
Por surprizat ende mund të mos kenë mbaruar. Trajneri “magjik” Driton Kuka, që po mahnit me nxënëset e tij pejane gjithë botën, ka ende një “as” në mëngën e tij.
Bëhet fjalë për Loriana Kukën, pikërisht mbesën e tij që ka trashëguar talentin e xhaxhait.
Para disa vitesh Loriana hoqi dorë prej jetës relativisht komode në Zvicër, ku ka lindur dhe është rritur, për t’ u kthyer në Kosovën e prindërve dhe për t’u sakrifikuar çdo ditë për teqenë ekselente në xhudo.
Sakrifica e saj ia vlejti. Vajza 24-vjeçare ka parë një ngritje të shpejtë rezultatesh në kategorinë 78 kile, ku është shpallur shpall kampione evropiane U-23, e ka fituar medaljen e bronzte në Kampionat Evropian në Minsk dhe në 2019 në Botërorin e Tokios. Po në të njëjtin vend, nesër atletja kosovare do të tentojë të marrë një tjetër medalje, të tretën në këtë edicion për Kosovën e mrekullive, të paktën në xhudo. (A2 Televizion)