2 viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 10:26 | Kosova
2 viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Klinikën Infektive në Prishtinë si pasojë e koronavirusit.

Viktimat janë një burrë 59-vjeçar nga Prishtina dhe një grua 70 vjeç nga Korishta e Prizrenit, të dy me sëmundje shoqëruese.

Deri më sot në Kosovë, 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 145. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos