
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus.
Rastet pozitive janë raste kontakti, ku 3 janë nga Malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, theksohet në njoftim. (A2 Televizion)