
Pas dilemave që zgjatën për disa muaj Bashkimi Evropian ka zgjedhur përfundimisht se kush do të jetë i dërguari i posaçëm i unionit në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ashtu siç u diskutua edhe në ditët e fundit, Këshilli Evropian emëroi diplomatin sllovak Miroslav Lajçak, si përfaqësuesin e lartë të BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe pse jo në arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve.
Në një njoftim të Këshillit Evropian thuhet se “detyrat e përfaqësuesit të ri të Posaçëm të Bashkimit Evropian, do të jenë normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës.”.
Diplomati Lajçak do të fillojnë menjëherë nga puna me një mandat fillestar prej 12 muajsh. (A2 Televizion)