
Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se duke nisur nga data 23 gusht do të nisin punimet në aksin rrugor Mbikalimi Shkozet-Mbikalimi Plepa, për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit.
ARRSH tha se punimet do të kryhen natën, për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.
“Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EWO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve. Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me Manualin e Sinjalizimit Rrugor”. (A2 Televizion)