20 mijë paunde për kokën e një egjiptiani që ka jetuar 2800 vjet më parë

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 15:02 | Bota

Një kokë e mumifikuar e një egjiptiani, i cili mendohet se ka jetuar rreth 2800 vjet më parë, e cila është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë Luftës së Parë Botërore, ka dalë në shitje.

Daily Mail shkruan se koka ka qëndruar për rreth një dekadë në një dollap dhe tashmë ka dalë në shitje. Ajo qëndroi në shtëpinë e ushtarit për rreth një shekull, ndërsa tashmë pasardhës të tij e kanë nxjerrë atë në shitje.

“Ajo ka qëndruar në një dollap, ndërsa do të ishte ideale ta marrte dikush ta studionte atë. Në një muze ajo do të merrte një rëndësi të madhe historike”, tha shitësi që nuk ka pranuar të identifikohet.

“Është shumë e rrallë të kesh në ankand një kokë të mumifikuar të lashtë. Ajo është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë Matthew Hull, një specialist në ankandin ku ajo ka dalë në shitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos