Ukraina minon hekurudhën në territorin rus, treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 11:51 | Bota

Rreth 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën, një tren mallrash doli nga shinat në Ukrainë dhe shpërtheu në flakë pas një shpërthimi të fuqishëm.

Treni që transportonte depozita nafte në frontin e luftës ishte vënë në shënjestër nga Ukraina, e cila dyshohet të ketë vendosur edhe bombën në linjën hekurudhore. Të paktën ky është pretendimi i Alexander Bogomaz, drejtuesit të rajonit Bryansk ku ndodhi dhe ngjarja. Deri tani nuk raportohen viktima.

Ndërkohë, sirenat e alarmit ranë sërish rreth Ukrainës, teksa Rusia ndërmori një tjetër valë sulmesh me raketa dhe artileri në agim, për të dytën herë në tri ditë. Një person humbi jetën në rajonin e Kherson dhe 25 të tjerë, përfshirë edhe tre fëmijë mbetën të plagosur në Dnipropetrovsk. Raketa e dronë shënjestruan edhe kryeqyetin e Kievit, por siç thuhet të gjitha u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Në total, raportohet se janë parandaluar 15 nga 18 sulmet raketore të Rusisë. Ukraina ka përforcuar sistemet e mbrojtjes ajrore muajt e fundit, teksa pajisjet e avancuara të aleatëve perëndimor kanë mbërritur në vend. Kievi ka folur prej disa kohësh për një kundërofensivë madhore, por paspecifikuar se kur mund të nisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos