
Nuk kanë të mbaruar telashet për punonjësit e fasonerive, të cilët vazhdojnë ende të kërkojnë pagat e luftës për periudhën që nuk kanë punuar.
Përveç problematikave nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me aplikimet, rreth 20 punonjës të një fasonerie në Vlorë, vazhdojnë të kërkojnë pagën e luftës.
Një pjesë e kolegeve të tyre që punojnë në të njëjtën fasoneri e kanë përfituar pagën, ndërsa të tjerë jo. Derisa të shqyrtohen rastet, këta punëtore duhet të llogarisin bukën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. (A2 Televizion)