
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zgjodhi 3 anëtarë të rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, të njohur si SPAK. Përmes një mbledhjeje të zhvilluar “online”, pas përfundimit të procesit të verifikimit, intervistimit dhe pikëzimit të 4 kandidatëve, KLP miratoi renditjen përfundimtare të tyre.
Mes tyre, KLP emëroi në detyrë tre të parët, prokurorët Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Prençi dhe Mara kanë qenë ndërkohë të komanduar në SPAK, pasi kanë në duar dosje të “nxehta” si Dosja 339.
Struktura e SPAK bëhet me 12 anëtarë, nga 15 që duhet të ketë trupa e tij. Vendimi i KLP hyn në fuqi në 21 maj, pas ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës. (A2 Televizion)