All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Atentati ndaj Arjan Ndojës, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit nga operacioni "Komplot"

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 13:46 | Kronikë
Atentati ndaj Arjan Ndojës, GJKKO lë në burg 5 të
All - Paragraf - 1

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, dhënë në mungesë për pesë të arrestuarit nga operacioni i koduar policor “Komplot”.

Vazhdimi i masës “arrest me burg” është caktuar për Bashkim Haxhinë, Genti Ndrejakun, Marsel Deçkën, Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se më shumë se tre vite nga atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ku u plagos prokurori dhe një person tjetër, si edhe u vra drejtuesi i mjetit, SPAK identifikoi 9 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Me urdhër të SPAK, 5 prej tyre u arrestuan, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve, personazhe të njohur të botës së krimit.

Operacioni i koduar “Komplot”, ku u përfshinë edhe efektivë të FNSH dhe repartit RENEA u shtri njëherazi në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë.

All - Paragraf - 6

Sipas SPAK, të dyshuarit në role të ndryshme, si porositës, ekzekutorë, apo ndihmës, kanë bashkëpunuar para dhe pas ngjarjes së 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, person me precendentë penale dhe mbeti i vrarë Andi Maloku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/20/atentati-ndaj-arjan-ndojes-spak-gjen-9-bashkepunetore-te-redian-rrajes-5-ne-pranga/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos