Policia e Korçës iu ka vendosur një gjobë prej 200 milionë lekësh të vjetra 4 organizatorëve të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha që u zhvillua pasditen e së enjtes.
Organizatorët e protestës janë proceduar nga policia dhe do të duhet të paguajnë secili nga 50 milionë lekë për organizimin e manifestimit, që sipas autoriteteve ka qenë pa leje dhe në shkelje të masave shtrënguese antiCovid.

Dhjetëra persona, kryesisht të rinj, protestuan në Korçë përpara Bashkisë dhe hodhën sende të forta ndaj godinës dhe efektivëve. (A2 Televizion)