Është hedhur këtë të premte shorti për grupet e Conference League, aty ku për të dytin sezon radhazi do të marrë pjesë edhe Ballkani, kampioni në fuqi i Kosovës që drejtohet nga trajneri Ilir Daja.
Goglat e kanë vendosur Ballkanin në grupin C së bashku me Dinamo Zagrebin, Astana dhe Viktoria Plzen.
Ndeshja e parë e grupeve të Conference League do të luhet më 21 shtator, ndërsa do të mbyllen deri më 14 dhjetor. (A2 Televizion)
