
Erzeni-Vllaznia, sfida e parë e javës së dytë në Superiore, është mbyllur në barazim 2-2 mes shumë emocionesh e ndërhyrjesh të VAR-it.
Shkodranët ishin të parët që kaluan në avantazh në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Bekim Balaj. Ndërkohë, Erzeni arriti të barazonte sfidën me anë të Mihanës në minutën e 26.
Në minutën e 60 Zeka i dha avantazhin shijakasve, i cili qëndroi në fuqi deri në minutën e fundit të kohës së rregullt kur arbitrja Emanuela Rusta, e ndihmuar edhe nga VAR-i akordoi një penallti për Vllazninë, të cilën e ktheu në gol Balaj.
Vetëm dy minuta më pas, shkodranët shënuan edhe golin e avantazhit, por këtë herë VAR vendosi në favorin e Erzenit duke e anuluar golin për pozicion jashtë loje, duke e mbyllur këtë sfidë në barazim 2-2. (A2 Televizion)