All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Superjahti i Jeff Bezos ankorohet në Durrës

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 08:41 | Aktualitet
Superjahti i Jeff Bezos ankorohet në Durrës
All - Paragraf - 1

Jahti superluksoz i miliarderit Jeff Bezos është ankoruar, mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit.

Superjahti më i madh me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është prodhim i vitit 2023 dhe vlera e tij llogaritet në 500 milionë dollarë.

All - Paragraf - 3

Jahti me gjatësi 113 metër, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është ankoruar në kalatën nr.4 të Portit detar.

Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. 257 jahte turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij viti në Portin e Durrësit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos