
Ka nisur shpërndarja e teksteve për nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili njofton se do të jenë falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t'i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
“Mirëmëngjes dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t'i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)