Basha e pranon: Kam bërë emërime fiktive me shumicë në të kaluarën

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 10:41 | Politikë
Basha e pranon: Kam bërë emërime fiktive me shumicë në

Lulzim Basha për të nxjerrë në pah se tashmë do të ketë një Parti Demokratike të re, ka zbuluar se ka qenë pjesë e emërimeve fiktive në degët e kësaj force politike.

“Kam bërë emërime fiktive me shumicë”, këtë frazë Basha e artikuloi në mesin e demokratëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Degët tona janë dhe do të jenë baza ku do të ndërtohet puna jonë, por tashmë kontributi i degëve nuk do të anashkalohet nga qendra, apo politikanë rastësor. Nga emërime fiktive, që dhe unë kam bërë me shumicë në të kaluarën, pushteti në PD do jetë në duart e anëtarëve dhe institucioneve dhe jo individëve të vetëm”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos