
Një shtetas egjiptian ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga një lartësi e madhe teksa ishte duke punuar.
Ngjarja është regjistruar pasditen e së shtunës, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku dyshohet se shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç, aksidentalisht ka rënë nga lartësia ndërsa po punonte.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)